Alketa Pere del me version tjetër: S’jam unë ajo që del në përgjime

Mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere (Ymeri) ka dalë me një version tjetër pasi u njoh me masën e sigurisë që caktoi për të Gjykata e Tiranës. Në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga Gjykata, Alketa tentoi që të zbulonte një “lajthitje” të Prokurorisë së Tiranës, pasi sipas saj janë gabuar se nuk është ajo që del në përgjime. Teksa përmendi “3 Alketat” e spitalit Onkologjik, diferencën e bëri tek vetja duke theksuar se mbante titullin “profesoreshë doktoreshë”.

“Nuk isha unë Alketa, po ishte Alketa administratoja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëër, Alketa Ilo, është administratorja. Janë 3 Alketa në spitalin Onkologjik. Është Alketa Ilo, Alketa Shtëmbari dhe doktoreshë profesoreshë Alketa Ymeri (thotë për veten),”-u shpreh Alketa Pere/Ymeri para mediave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top