Alis është fituesi i Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH.
Formula e votimit për përcaktimin e fituesit ishte e ndarë në mënyrë të barabartë: 50% e pikëve vinin nga juria profesionale dhe 50% nga votat e publikut.
Nga ky kombinim, Alis arriti të grumbullojë gjithsej 152 pikë, duke u renditur i pari. Në vendin e dytë u pozicionua Inis Neziri me 102 pikë, ndërsa vendi i tretë shkoi për Sheila me 93 pikë.
Sa i përket vlerësimit të jurisë, Alis u rendit gjithashtu në vendin e parë, i ndjekur nga Shelia në vendin e dytë dhe Vedat Ademi në vendin e tretë.
Pas përmbylljes së festivalit, Alis me “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohet në Vienë të Austrisë në 2026.