Kandidati i dyshes Basha-Alibeaj në Bashkinë e Mirditës, Mark Ruçi ka dhënë dorëheqje nga gara lokale e 14 majit. Në kërkesën e drejtuar KQZ-së,Ruçi thekson se për arsye familjare tërhiqet nga zgjedhjet e 14 majit 2023. Kujtojmë se ky është kandidati i shtatë i vendosur nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj që tërhiqet nga zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kandidatë të tërhequr:
1. Lezhë – Sandër Marku
2. Krujë – Sabah Sheta
3. Librazhd – Bujar Vreto
4. Vorë – Ibrahim Bruka
5. Kurbin – Genc Doçi
6. Korçë – Gjergji Gjata