Alibeaj: Pazari Berisha-Meta mban peng demokratët

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj foli për zgjedhjet e lokale që do të mbahen më 14 maj.

Alibeaj tha se demokratëve do u kërkohet të votojnë për pazarin Berisha-Meta’, referuar koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Këtë, Alibeaj e quan pengmarrje të demokratëve.

“Çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për te mbajtur peng demokratet dhe për ti detyruar që dhe njëherë tjetër të votojnë për një parti te majte qe përmes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet”, tha Aliebaj.

Alibeaj theksoi se Belind Këlliçi e ka pasur mundësinë që të përfaqësohej nën siglën e PD, por nuk e bëri.

“Për sa i përket Tiranës me duhet te them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas dorën e bashkëpunimit për një demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojnë për listën e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jete dhe Belind Këlliçi dhe një liste qe demokrateve do tu shitet si bashkëpunim apo aleance.” – u shpreh Alibeaj.

Alibeaj bëri edhe kritika për situatën e PD-së, për të cilën është bashkëautor.

“Është e qarte qe PD është e përçare dhe situata e vitit te fundit vetëm se ka ndihmuar ne ndarjen e mëtejshme te demokrateve. Duke nisur nga manovrat e Edi Ramës për ta stërzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishës ndaj pjesës së PD qe mendon ndryshe nga ai.

Është e qartë për te gjithë që çdo dege e Partisë Demokratike duke përfshirë edhe selinë kryesore është zaptuar nga Berisha dhe njerëzit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vete ne organizimin normal te një partie qe po përgatitet të hyjë ne zgjedhje. ” – u shpreh Alibeaj.

Së fundmi, sipas kryetarit të komanduar tashmë kryetar ligjor të PD-së, ai nuk është bashkëpunëtor i Edi Ramës.

“Kam zgjedhur që mos t’i përgjigjem shpifjeve të pabaza të atyre që në këto 30 vite janë puthur dhe pështyrë me çdo politikan të partisë së vet apo kundërshtar politik. Kam zgjedhur gjithashtu të jem etik dhe mos të përdor kurrë banalitete apo epitete të shëmtuara as për kundërshtarët politikë. Kjo është mënyra që kam zgjedhur sepse përveç akuzave të pabazë deri më sot, nuk kam parë apo lexuar një fakt që të vërtetojë se kam bashkëpunuar me Edi Ramën apo dikë tjetër nga Rilindja. Kam zgjedhur të jem transparent dhe i hapur në vend të makinacioneve të fshehta dhe pazareve që janë kaq të dukshme në arkivën e politikës shqiptare”, tha Alibeaj.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top