Alibeaj nuk i ndahet Berishës: I ngarkoi demokratëve hallin e tij personal

Kreu i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat në qytetin e Kavajës. Ndërsa deklaroi se e keqja më e madhe në vend quhet Edi Rama, Alibeaj nuk i rezistoi dot nevojës për të sulmuar Sali Berishën.

Sipas Alibeajt, Berisha i bëri demokratët bashkëvuajtës në hallin e tij personal.

“Të gjithë ata ndër vite që kanë qenë përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike kanë marrë nga kontributi, nga djersa, nga sakrifica e demokratëve, njerëzve si ju. Dhe vetëm në aspektin njerëzor, kurrsesi nuk duhej menduar nga askush që nëse ndodhesh në një siklet, në një hall, nuk mund t’i marrësh njerëzit e t’i bësh bashkëvuajtës. Se praktikisht, ajo që ka bërë Berisha me demokratët është t’i bëjë bashkëvuajtës në hallin personal. Kjo është e papranueshme, Kjo është një çështje e cila ka shkaktuar pikërisht zallamahinë Brenda Partisë Demokratike.” – u shpreh Alibeaj.

Kreu i Partisë së vulës deklaroi edhe se Edi Rama erdhi në pushtet me ndihmën e Ilir Metës. Alibeaj u shpreh se Rama dhe Edi Ramat e vegjël nëpër bashki, që fatkeqësisht sot janë në 60 bashki fal gabimit fatal në zgjedhjet e 2019-ës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top