Alibeaj: Këlliçi e kishte mundësinë të përfaqësohej nën siglën e PD

Partia Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeajn, ka dorëzuar mbrëmë në KQZ listat për kandidatët dhe këshilltarët bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit. Në Tiranë ku kandidat për kryetar do të jetë Roland Bejko, listën e këshillit bashkiak e kryeson pedagogia Enriketa Pandelejmoni, ndërkohë që i dyti në listë është ish-futbollisti i Tiranës, Gentian Muça.

Deputeti Alibeaj i është drejtuar Belind Këlliçit, kandidatit zyrtar të Partisë Demokratike, për të cilin shprehet se ka pasur mundësinë të kandidojë nën siglën e PD-së.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:
Përsa i përket Tiranës më duhet të them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka patur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj që mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preferencë personale, asnjë mllef apo akuzë e padrejtë ndaj meje nuk më ka penguar të ngrihem mbi to dhe të zgjas dorën e bashkëpunimit për një demokrat. Por mesa duket interesat meskine të zgjatimeve të politikës se vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokratëve që në 14 maj të votojne për listen e LSI-së.

E pate besoj sesi nen logon e kesaj partie do te jete dhe Belind Kellici dhe nje liste qe demokrateve do tu shitet si bashkëpunim apo aleance. Çfaredo emri te perdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metes dhe Sali Berishes eshte menyra per te mbajtur peng demokratet dhe per t’i detyruar qe dhe njehere tjeter te votojne per nje parti te majte qe permes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet.

KAS vulos vendimin për rezultatin e Rrogozhinës, çfarë do të ndodhë me kutinë e burgut

Letra e 100 studiuesve të huaj kundër mbylljes së Akademisë Albanologjike

Meta: Qeveria ka në krye të agjendës asimilimin e identitetit kombëtar

Ekspertët e OKB-së ngrenë alarmin: ‘Vala toksike’ e ndotjes plastike është duke rrezikuar shëndetin e njerëzve

Plani i ri britanik për emigrantët/ Braverman: Shqiptarët që kalojnë La Manshin do të depërtohen brenda 20 ditësh

Këtë javë pritet miratimi i ligjit të ri për pensionet private, shtohen lehtësitë fiskale

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top