Alibeaj flet si kryetar i PD-së, fton kandidatët e primareve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ftuar kandidatët e zgjedhur në primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit.

Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë, Alibeaj është shprehur se në funksion të bashkimit, propozon hapjen ndaj këtyre kandidaturave me synimin për të dalë me kandidatë unikë në zgjedhje.

Alibeaj nga ana tjetër ka bërë propozimet e tij edhe në lidhje me kandidatët për këshilltarët bashkiakë dhe aleancën me partitë e tjera.

Tre propozimet e Alibeajt:

1-Në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë:

Duhet të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të drejtë.

2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive;

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në menyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat;

PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon indentitetin e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top