Ali Ahmeti: Gjykata Speciale po punon si Serbia, me prova nga ata që kanë kryer krime

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së në Prishtinë, kundër padrejtësive që po iu bëhen ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ahmeti deklaroi se shqiptarët nga të gjitha trevat u bashkuan në këtë protestë, në përkrahje të luftëtarëve të lirisë

“Shqiptarët nga të gjitha anët – nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi dhe Kumanova – sot vërshuan rrugët drejt pjesëmarrjes në këtë protestë kundër padrejtësive”, tha ai.

Ahmeti tha se shqiptarët gjithmonë kanë qëndruar të bashkuar si një trup i vetëm, por sot përballen me kërcënime ndaj identitetit dhe dinjitetit të tyre

“Populli ynë historikisht ka qenë i bashkuar si një trup i vetëm. Por sot na është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti. Prandaj, jemi këtu për të kërkuar liri për çlirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale”, tha Ahmeti para protestuesve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, tha ndër të tjera ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top