Alexander-Arnold, ndryshon numër e emër te Real Madrid: habit me spanjishten brilante

Ka nisur aventura e Alexander-Arnold te Real Madrid, ose më mirë të themi Trent: është ky emri që ka zgjedhur të vendosë në fanellë, pikërisht mbi numrin 12 – një mënyrë për t’ua thjeshtuar jetën të gjithëve duke përdorur vetëm emrin e tij të pagëzimit për t’u thirrur në fushë. Por kjo nuk është e vetmja risi nga ish-lojtari i Liverpoolit, i cili në konferencën e tij të parë për shtyp foli rrjedhshëm në spanjisht, duke i habitur të gjithë të pranishmit në sallë.

Në muajt e fundit ai ka studiuar për t’u paraqitur në mënyrën më të mirë te klubi i tij i ri. Anglezi ka firmosur kontratë gjashtëvjeçare dhe do të jetë një nga lojtarët më të ndjekur sezonin e ardhshëm: “Nuk ndodh çdo ditë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu.”

Lë pas 20 vite të kaluara te Liverpooli dhe një lamtumirë që i ka dhënë dhimbje tifozëve, të cilët nuk e prisnin largimin e tij drejt “Los Blancos” me parametër zero.

Alexander-Arnold prezantohet në spanjisht
Për të gjithë ishte një surprizë kur dëgjuan lojtarin anglez të shprehej në një spanjisht pothuajse të përkryer. Një pjesë të fjalimit të tij ai e mbajti në gjuhën që tashmë do ta përdorë për të komunikuar me trajnerin Xabi Alonso dhe shokët e skuadrës. Gjatë prezantimit ai zbuloi se kishte studiuar spanjisht për disa muaj – diçka që i ka mërzitur disi tifozët e Liverpool, të cilët janë ndjerë të tradhtuar nga largimi i tij. Por te Real Madrid, Alexander-Arnold ka kthyer faqen: ka ndërruar numrin në fanellë (do të veshë numrin 12 në vend të ikonikut 66) dhe madje edhe emrin me të cilin do të paraqitet në fushë.

Ai pozoi në krah presidentit Florentino Perez, duke treguar fanellën e bardhë me mbishkrimin Trent, emri i tij i parë: “Kur udhëtoj në Europë, çështja e emrit i huton shumë njerëz. Disa më thërrasin Arnold, disa Alexander, disa Alex, disa Trent. Ndodhin shumë gjëra. Kështu që mendova: ta bëjmë të thjeshtë, ta bëjmë të lehtë. Trent në fanellë, njihem si Trent, ky është emri im”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top