“Ale, ale, ale Vinicius shimpanze”: ylli brazilian fyhet në kor edhe kur nuk luan fare Real Madrid

Real Madrid njoftoi në një deklaratë zyrtare depozitimin e një denoncimi në Prokurori, pas fyerjeve ndaj Vinicius në stadiumin Olimpik Montjuic dhe Civitas Metropolitano. Sipas Los Blancos, në fakt, krimet e mundshme të urrejtjes dhe diskriminimit shfaqen kundër lojtarit të tyre, i cili është gjithnjë e më shumë në qendër të këtyre ngjarjeve të trishtueshme. Një video në rrjetet sociale tregon një grup të vogël ultras të Atletico Madrid duke kërcyer dhe duke brohoritur “Vinicius shimpanze”. “Shpresoj se keni menduar tashmë se si t’i ndëshkoni ata @ChampionsLeague @Uefa. Është një realitet i trishtë që ndodh edhe në ndeshjet në të cilat nuk jam i përfshirë”, komentoi ylli brazilian. Thirrjet raciste kundër lojtarit u raportuan edhe gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Napolit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

KOMUNIKATA E REAL MADRID
“Real Madrid CF ka paraqitur një denoncim pranë Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit kundër krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, për fyerjet raciste dhe urrejtjeje të drejtuara ndaj lojtarit tonë Vinicius Junior në afërsi të stadiumit Olimpik të Montjuic dhe stadiumit Metropolitan të Madridit përpara Barcelona-Napoli dhe Atletico Madrid-Inter, në Champions League.

Real Madrid i kërkon Prokurorisë që të kërkojë nga forcat e sigurisë të dhënat ekzistuese në të dyja vendet për të identifikuar autorët e fyerjeve raciste dhe urrejtjes në fjalë.

 

https://twitter.com/vinijr/status/1768278337619644888?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1768278337619644888%7Ctwgr%5Ed20eff22f359b4f8ff256954028c360baa4b30bf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F03%2F15%2Fale-ale-ale-vinicius-shimpanze-ylli-brazilian-fyhet-ne-kor-edhe-kur-nuk-luan-fare-real-madrid%2F

Real Madrid dënon këto sulme të dhunshme të racizmit, diskriminimit dhe urrejtjes që kanë ndodhur, fatkeqësisht në mënyrë të përsëritur, kundër lojtarit tonë Vinicius Junior. Klubi ynë do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur vlerat e futbollit dhe sportit dhe do të qëndrojë i palëkundur në luftën e tij për zero tolerancë përballë incidenteve të neveritshme, si ato që vazhdojnë të ndodhin kohët e fundit”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top