Albumi i Justin Bieber prish martesën me Hailey?

Martesa e Justin Bieber dhe Hailey Bieber ka kaluar kohëra të vështira – dhe shkak, sipas burimeve, është bërë pikërisht albumi i fundit i këngëtarit, “Swag”.

Sipas një burimi për Us Weekly, “fokusi intensiv dhe barra emocionale gjatë krijimit të albumit i sollën probleme martesës së tyre.”

Thuhet se Justin, “kur është në studio mbyllet plotësisht në punë dhe harron gjithçka tjetër.”

Megjithatë, pas publikimit të albumit të shtatë, i cili doli muajin e kaluar dhe mori komente pozitive, çifti duket se ka marrë frymë lirisht.

“Ka një ndjenjë lehtësimi nga të dyja palët,” – tha burimi. “Justin është më i relaksuar, në një gjendje më të mirë mendore dhe i lumtur që fansat e kanë pritur kaq mirë muzikën e tij.”

Hailey ka qëndruar pranë bashkëshortit të saj gjatë gjithë kësaj periudhe. “Ajo ka qenë shumë e duruar. Ka ende punë për të bërë në martesën e tyre, por gjërat janë më mirë,” – shtoi burimi.

Pas publikimit të albumit, çifti udhëtoi drejt destinacionit të tyre të preferuar në Idaho, ku kaluan kohë me djalin e tyre, Jack Blues, i cili këtë javë feston 1-vjetorin.

Thashethemet për ndarje kanë ndjekur çiftin që prej martesës së tyre në vitin 2018. Në maj, Hailey i hodhi poshtë spekulimet në një intervistë për Vogue:
“E mendova se pas shtatë vitesh martese këto gjëra do kishin pushuar, por nuk ndodhi. Madje edhe pas lindjes së fëmijës, njerëzit vazhdojnë. Kështu që, besoj se disa thashethemxhinj do të mbeten gjithmonë të tillë,” – tha ajo me ironi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top