Albin Kurti zbardh takimin me Ramën në Prishtinë

Kryeministri Albin Kurti ka zbuluar detaje nga takimi i sotëm në Kosovë me kryeministrin Edi Rama, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe fotografi nga takimi, Kurti shkruan se me Ramën diskutuan për marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve dhe mundësinë për t’i shtuar ato.

Po ashtu Kurti thekson më tej se përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror mes dy vendeve tona, synohet që t’i shërbehet sa më mirë qytetarëve në Kosovë e Shqipëri.

“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë. Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë u prit edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top