Albin Kurti: Policët ishin 300 metra brenda kufirit, rrëmbimi hakmarrje e Serbisë!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se policët e rrëmbyer nga forcat serbe ishin 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës. Sipas tij, kjo është një hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviq – Lune.

Kurti e quajti këtë një “agresion” nga ana e Serbisë që ka për synim eskalimin dhe destabilizimin e situatës.  “Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë” ka shkruar Kurti në mesazhin e tij publik pas rrëmbimit të policëve shqiptarë.

Lojtës Videosh

Rrëmbimi ka ndodhur në një moment tensioni mes Serbisë dhe Kosovës, pasi një ditë më parë forcat e policisë së Kosovës arrestuan në Zveçan drejtuesin e grupimeve kriminale në veri të Serbisë. Në 29 Maj, grupe serbësh sulmuan policinë e Kosovës dhe forcat e KFOR që mbronin kryetarët e zgjedhur të 4 komunave pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët.

Tashmë kërkohet riorganizimi i një procesi tjetër zgjedhor ku serbët do të marrin pjesë, por presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se para zhvillimit të zgjedhjeve duhet të sanksionohet themelimi i asosacionit të komunave në veri.

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë” 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top