Albin Kurti flet para takimit me Vuçiç: Kam ardhur për bisedime për marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ardhur me qëllim të mirë në Ohër për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë për normalizimin e mardhënieve. Mirëpo, ka shtuar se derisa nuk ka tekst të përfunduar për planin e zbatimt nuk mund të ketë marrëveshje.

Nga Ohri, pak para takimeve me shefin e diplomacisë se BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Lajçak, Kurti tha se ka ardhur këtu për bisdime për marrëveshje dhe jo bisedime për bisedime.

“Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni të gjithë këtu. Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i të gjithëve…Përveç se jam optimist kam ardh me qëllim dhe vullnet të mirë dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që nuk u nënshkruam në Bruksel me 27 shkurt të vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit. Në këtë mënyrë të rrumbullaksojmë marrëveshjen për normalizim” , tha ai.

Kurti theksoi se ai është për dialog serioz dhe të hapur që duhet të reflektojë në marrëveshje. Parapraksiht, Kurti tha se ka zhvilluar takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe presidentin Pedarovski./kosovapress

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top