Albanese fiton sërish zgjedhjet në Australi, do të vazhdojë të jetë kryeministër

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, dhe Partia e tij Laburiste fituan zgjedhjet federale kundër kampit të koalicionit të krahut të djathtë.
Megjithëse numërimi zyrtar ende po vazhdon, transmetuesi kombëtar i Australisë ABC News vendosi se fitues është kryeministri aktual, duke thënë se Koalicioni Liberal-Kombëtare “nuk është pozicion për të fituar, duke i lënë laburistët si e vetmja qeveri alternative”.

Udhëheqësi i opozitës Peter Dutton, kundërshtari kryesor i Albanese, parashikohet të humbasë jo vetëm zgjedhjet, por edhe vendin e tij në parlament, raporton Politico.

Komisioni Zgjedhor i Australisë parashikon që laburistët do të fitojnë 82 nga 150 ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve, nga 77 sa kishte më herët, me 85.5 për qind të votave të numëruara. Koalicioni Liberal-Kombëtar është i dyti me vetëm 37 ulëse deri më tash.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top