Alarmi i përmbytjeve/ 4 qarqet që rrezikojnë më shumë

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.

Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë.

Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.

IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë, Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar bashkive të marrin masa të menjëhershme parandaluese, duke përfshirë:

njoftimin e komuniteteve dhe bizneseve të ekspozuara ndaj rrezikut;
kontrollin dhe pastrimin e kanalizimeve dhe pusetave,
vënien në gatishmëri të hidrovoreve dhe sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve;
monitorim të vazhdueshëm të niveleve të ujit dhe, nëse kërkohet, evakuim preventiv.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC theksojnë se mbeten në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top