Alarm për bombë, evakuohet një shkollë në Londër

Një shkollë në Londër është detyruar të evakuohet pasi ka marrë një kërcënim me bombë. Policia këtë mëngjes mbërriti në shkollën e mesme The Oaks Park në Carshalton dhe i tha stafit dhe studentëve të largoheshin. Prindërve iu dërgua një letër që shpjegonte situatën, shkruajnë mediat vendase.

Aty shkruhej: “I dashur prind/kujdestar. Po ju shkruaj për t’ju informuar në lidhje me një incident në shkollë sot. Sot herët në mëngjes, shkolla mori një kërcënim me bombë mashtrimi. Ne vepruam menjëherë dhe kontaktuam policinë, e cila këshilloi që të evakuonim stafin dhe nxënësit nga ndërtesa e shkollës. Policia mbërriti menjëherë dhe kreu një kontroll në ambientet e shkollës. Në këtë pikë ata këshilluan gjithashtu që nxënësit të dërgoheshin në shtëpi.”

Kujtojmë se në datën 10 nëntor u raportua për kërcenim me bombë në shkollën Roi Baudouin në Schaerbeek dhe në Leopold Park prapa Parlamentit Europian, në Bruksel.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top