Alarm në Jordani, evakuuohen aeroporti dhe porti i Aqabas pas kërcënimeve për sulme nga Irani

Aeroporti ndërkombëtar dhe porti i Aqabas në jug të Jordanisë janë evakuuar pas një kërcënimi specifik dhe të besueshëm për sigurinë, njoftoi ambasada amerikane në vend. Autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme parandaluese, ndërsa vijojnë verifikimet për natyrën e kërcënimit.

Sipas njoftimit, evakuimi është kryer si masë sigurie për të mbrojtur pasagjerët, punonjësit dhe personelin e infrastrukturave kritike. Deri tani nuk janë raportuar detaje të tjera mbi burimin e kërcënimit apo nëse ka pasur ndonjë incident të lidhur me të. Aqaba, qyteti port në Detin e Kuq, është një nga zonat më të rëndësishme turistike dhe ekonomike të Jordanisë, duke qenë gjithashtu një pikë strategjike në rajon për shkak të tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme.

“Ne u këshillojmë fuqimisht të gjithë amerikanëve të shmangin udhëtimet drejt aeroportit ose portit. Ju lutemi të vazhdoni të ndiqni të gjitha udhëzimet e sigurisë nga autoritetet jordaneze”, tha ambasada, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kujtohet se SHBA-të përfunduan një seri të re bombardimesh kundër Iranit këtë mëngjes, për të ndëshkuar Gardën Revolucionare, pas vdekjes së dy ushtarëve amerikanë në Jordani një ditë para të premtes.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, të shtunën e kaluar, CENTCOM njoftoi vdekjen e dy ushtarëve amerikanë, viktimat e para të njohura amerikane që nga rifillimi i armiqësive më 7 korrik, dhe se një i tretë mungonte pas një sulmi iranian me raketa dhe dronë të premten në Jordani. Sipas njoftimeve zyrtare nga Uashingtoni, numri i personelit ushtarak amerikan të vrarë që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme më 28 shkurt tani është 16.

Armiqësitë, të cilat rifilluan këtë muaj pas sulmeve ndaj anijeve tregtare në Gjirin Persik që i atribuohen Iranit, janë më të gjera që nga shpallja e armëpushimit në prill dhe po dëmtojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur.

Sulmet në Gjirin Persik vazhdojnë

“Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në Bahrein të dielën, e fundit në një varg sulmesh nga Irani ndaj vendeve fqinje dhe aleatëve të SHBA-së. Sirenat u aktivizuan. Qytetarëve dhe banorëve u kërkohet të qëndrojnë të qetë dhe të lëvizin në vendin më të afërt të sigurt”, tha ministria e brendshme në një deklaratë.

Ushtria e Kuvajtit tha të hënën se kishte zmbrapsur sulmet iraniane me raketa dhe dronë, një ditë pasi Teherani nisi sulmet ndaj shtetit të Gjirit.

“Forcat e mbrojtjes ajrore po përballen aktualisht me sulme armiqësore me raketa dhe dronë pas sulmit iranian.”, tha ushtria në një deklaratë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top