Situata nga zjarret në njësinë administrative Selishtë në Dibër është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.
Flakët po përhapen me shpejtësi të madhe të ndihmuara nga era dhe po u afrohen me shpejtësi zonave të banuara, duke rritur alarmin e rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën e banorëve dhe pronat e tyre.
Bëhet me dije se, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe grupeve të emergjencës në terren po vështirësohet tejet masivisht për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, i cili e bën të pamundur depërtimin e mjeteve operative.
Aktualisht, forcat në terren po vijojnë përpjekjet mbinjerëzore me mjete rrethanore për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të krijuar një perimetër sigurie rreth banesave.