Al Pacino ndahet nga e dashura 54 vjet më e re

Al Pacino ka konfirmuar se marrëdhënia e tij me producenten Noor Alfallah ka përfunduar.


Aktori i famshëm 84-vjeçar aktualisht është duke promovuar librin “Sonny Boy”, të quajtur sipas pseudonimit të tij adoleshent.

Në intervistat për promovimin e librit, i cili do të dalë më 15 tetor, konfirmoi se ai dhe Noor Alfallah, e cila është 54 vjet më e re, janë ndarë zyrtarisht.

Marrëdhënia e tyre u konfirmua në vitin 2022.

Al Pacino dhe Alfallah u takuan në fund të viteve 2010, dhe konfirmuan lidhjen e tyre në vitin 2022.

Në qershor të vitit të kaluar, ata patën një djalë, Roman, për të cilin aktori kërkoi një test të atësisë.

Sipas një deklarate të përfaqësuesit të mediave të Al Pacino-s, Al dhe Noor mbeten miq të mirë dhe po rrisin djalin e tyre së bashku, por nuk u zbulua se kur saktësisht u ndanë.

Gjatë karrierës së tij 57-vjeçare, Al Pacino ishte në lidhje me shumë femra të famshme, si Beverly D’Angelo dhe Diane Keaton, dhe ai ka katër fëmijë nga tre lidhje.

 

  

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top