Al Nassr refuzon të luajë në Iran: dashuria e tyre për CR7 është jashtë kontrollit

Al Nassr ka kërkuar zyrtarisht të mos udhëtojë në Iran më 3 mars për ndeshjen e Champions-it Aziatik. Sipas shortit, ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli duhet të përballet me Esteghlal-in, por klubi saudit ka dërguar një kërkesë formale për ta zhvilluar takimin në një fushë neutrale. Arsyeja kryesore lidhet me sigurinë, veçanërisht për Cristiano Ronaldon. Në Iran, CR7 është kthyer në një figurë të adhuruar në mënyrë ekstreme, shpesh duke krijuar situata të pakontrollueshme.

Në vitin 2023, kur Al Nassr vizitoi Teheranin për një ndeshje tjetër të Champions-it Aziatik, mijëra tifozë iranianë u mblodhën poshtë hotelit ku qëndronte Ronaldo, duke kënduar e festuar gjatë gjithë natës, duke mos e lënë të flejë. Për të shmangur një situatë të ngjashme, më 17 shkurt – në një tjetër udhëtim në Teheran – Pioli vendosi ta linte CR7 pushim, duke mos e përfshirë në ndeshje.

Kërkesa e Al Nassr refuzohet nga Esteghlal
Duke pasur parasysh përvojën e kaluar, klubi saudit dërgoi një leter zyrtare Esteghlal-it, ku shkruhej: “Duke marrë parasysh eksperiencën e keqe të Ronaldos në Teheran herën e fundit, ndeshja duhet të zhvillohet në një fushë neutrale”.

Por, sipas agjencisë së lajmeve arabe, kjo kërkesë është refuzuar menjëherë, pasi vendimi nuk u takon klubeve, por organizatorëve të Champions-it Aziatik. Portali iranian Varzesh3 raporton se Esteghlal e ka hedhur poshtë kërkesën, duke deklaruar se masat e duhura të sigurisë janë marrë për të siguruar një qëndrim të qetë për CR7 dhe skuadrën në Teheran.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top