Al-Nassr i mbyll ‘gojën’ me para Brozovic: 100 milionë në tre vjet ‘vrasin’ shpresat e Barcelonës

Marcelo Brozovic i tha po Al-Nassr. Delegacioni i klubit arab që fluturoi për në Kroaci arriti të bindte mesfushorin e Inter. Kroati pranoi kështu ofertën, sepse iu plotësuan të gjitha kërkesat ekonomike. Ai do të përfitojë 100 milionë euro në tre vjet nga pagesa deri në 2026, plus shpërblimin për nënshkrim. Vizitat mjekësore të kroatit me Al-Nassr janë planifikuar për të premten. Barcelona, e cila gjithashtu ishte e interesuar për 30-vjeçarin, nuk pati forcë për tu kundërpërgjigjur. Blaugranat përpara se të blejnë duhet të shesin dhe Brozovic u lodh duke pritur për të vendosur të ardhmen e tij. Në arkat e Inter shkojnë rreth 23 milionë euro, të cilat do të riinvestohen menjëherë te Davide Frattesi.

Në orët e fundit në profilin e Brozovic në Instagram kishin rrjedhur mesazhe ngatërruese. E fundit e shihte atë si protagonist me fanellën zikaltër dhe krahët e ngritur drejt tifozëve. Në këtë pikë, erdhën vlerësime, nxitje dhe “komente” nga ish-shokët e skuadrës, si Perisic. Ishte përfolur se kroati ishte i zemëruar dhe i indinjuar me shoqërinë dhe nuk kishte ndërmend të kalonte në Arabi, nëse nuk vinte një ofertë marramendëse. Oferta mbërriti në kohë, të enjten në mbrëmje.

 

BARCELONA: “KUSHTON TEPËR”
Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, konfirmoi mosardhjen e Brozovic: “Ai, si Zubimendi apo Kimmich, kushton shumë për ne. Këto marrëveshje nuk do të bëhen për shkak të Parametrave financiarë që do të na kërkonin. Brozovic ka një ofertë nga Arabia Saudite ndaj të cilës ne nuk mund të konkurrojmë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top