Al Khelaifi nis planin për të formuar sulmin atomik: sheiku bën gati 197 milionë euro për Haaland

1300 milionë euro për të shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve vetëm një herë në 9 vjet. E megjithatë, PSG dëshiron të reagojë pas një tjetër dështimi europian në 1/8 duke shpenzuar qindra miliona të tjerë. Klubi i emirit, shkruajnë në Francë, është gati për një tjetër revolucion në merkaton e verës. Al Khelaifi dëshiron të ndërtojë një projekt të ri rreth Kylian Mbappé. Rinovimi i Leo Messit mbetet pezull, ashtu si edhe për Sergio Ramos. Neymar ndoshta do të bëjë valixhet dhe për repartin ofensiv në Paris fokusi është te objektivi i madh: Erling Haaland.

Sipas asaj që raporton RMC Sport, klubi parisien do të tentojë të rrëmbejë nga Manchester City sulmuesin norvegjez. Haaland po thyen çdo rekord në Premier League (28 gola në 26 paraqitje në sezonin e tij të parë). Shtatlarti po bën të njëjtën gjë edhe në Champions League (5 gola në 5 ndeshje këtë vit). Kështu, klubi francez po mendon për një ofertë vërtet monstruoze: 197 milionë euro.

Në ëndrrat e Al Khelaifi është dyshja e sulmit e formuar nga yjet e së tashmes dhe të së ardhmes së futbollit, Haaland-Mbappé. E për ta kompozuar, sheiku do të ishte i gatshëm të mos e shikonte edhe një herë portofolin. A do të mjaftojë për të fituar më në fund Ligën e Kampionëve, kjo është çështje tjetër.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top