Al Hilal, Theo e Osimhen në Botërorin e Klubeve kundër Juventus: ç’thotë rregullorja

Theo Hernandez i ka thënë “po” Al Hilal. Negociatat shumë të gjata janë drejt përfundimit. Futbollisti francez ka pranuar ofertën e klubit saudit, i cili ka arritur ta bindë lojtarin që tani mund të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi dhe të luajë në Kupën e Botës për Klube. I njëjti fat mund të ndodhë edhe me Osimhen, nëse Al Hilal arrin të mbyllë marrëveshjen shumë të ndërlikuar për nigerianin, që është ende në pronësi të Napolit. Hernandez dhe Osimhen, nëse firmosin në ditët në vijim, mund t’i bashkohen Al Hilal në Shtetet e Bashkuara dhe, në rast kalimi në fazën e të tetave të finales, do të përballeshin me Juventus ose Manchester City.

Marrëveshje mes Theo dhe Al Hilal, ka dakordësi edhe me Milan
Palët janë një hap larg përmbylljes. Hernandez ka pranuar ofertën ekonomike dhe është gati të luajë me Al Hilal, që është pranë arritjes së marrëveshjes edhe me Milanin. Gjithçka po ecën me shpejtësi. Milan është i gatshëm të pranojë një ofertë prej 25 milionë eurosh. Shifër që Al Hilal e konsideron të përshtatshme. Hernandez do të largohet nga Milani pas gjashtë sezonesh, 34 gola dhe 45 asistime në 262 paraqitje. Firma pritet brenda orëve.

Theo Hernandez mund të luajë edhe në Kupën e Botës për Klube
Nëse, siç duket, gjithçka do të konkretizohet, Hernandez mund të fluturojë drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara, ku Al Hilal është i angazhuar në Kupën e Botës për Klube dhe, në rast kualifikimi në të tetat e finales, mund të zbresë në fushë që në atë fazë me skuadrën e drejtuar nga Inzaghi – e njëjta gjë do të vlente edhe për Osimhen, nëse Al Hilal arrin të mbyllë marrëveshjen më shumë me lojtarin sesa me Napolin.

Ofertë monstruoze për Victor Osimhen
Tregu i Al Hilal nuk përfundon me Theon, sepse në shënjestër, prej kohësh, është edhe Osimhen, i cili tashmë ka refuzuar disa oferta, por tani në tryezë ka një propozim marramendës: 40 milionë euro neto në sezon për tre vite, me një opsion për një të katërt. Një ofertë që nigeriani duket se është gati ta pranojë. Napoli do të përfitonte 75 milionë euro nga klauzola e zgjidhjes së kontratës.

Pse të dy mund të luajnë në Botërorin e Klubeve me Al Hilal
Dy ndeshje dhe dy barazime për skuadrën saudite, që ende ka mundësi të kualifikohet për 1/8 – kjo do të ndodhë nëse fiton ndaj Pachuca dhe njëkohësisht Real mund Salsburg; edhe në rast barazimi mes Madridit dhe austriakëve, Al Hilal mund të kalojë, por duhet parë diferenca e golave. Nëse Inzaghi kalon në të tetat, ai mund të ketë përforcime. Sepse merkatoja hapet nga 27 qershori deri më 3 korrik për skuadrat që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube.

Një dritare merkatoje pra shtesë e hapur nga FIFA, e cila mund të shfrytëzohet nga Al Hilal, ashtu si edhe nga skuadra të tjera. Të gjithë mund të blejnë lojtarë dhe Al Hilal mund të përfitojë nga përforcimet e reja në një përplasje të mundshme kundër Juventus ose Manchester City. Për këtë arsye, Theo Hernandez dhe Osimhen mund të jenë menjëherë në dispozicion të teknikut Inzaghi.

FIFA e ka shpjeguar me këtë njoftim pse ka vendosur të hapë merkato në fund të qershorit dhe fillim të korrikut për ata që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube: “Klubet mund të zëvendësojnë dhe të shtojnë lojtarë gjatë një periudhe të kufizuar gjatë garës, që zgjat nga 27 qershori deri më 3 korrik 2025, brenda kufijve të caktuar dhe sipas kushteve specifike, përfshirë faktin që për klubin në fjalë të jetë e hapur një dritare regjistrimi standarde në atë moment. Qëllimi është të inkurajohen klubet dhe lojtarët me kontrata që po skadojnë të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për të lehtësuar pjesëmarrjen e futbollistëve. Kjo do të garantojë praninë e lojtarëve më të mirë dhe do t’u mundësojë klubeve të integrojnë elementë të rinj edhe gjatë turneut”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top