Al Hilal nuk heq dorë nga Allegri: në tavolinë 90 milionë euro për 3 sezone

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Massimiliano Allegri. Al Hilal, pas refuzimit të ditëve të fundit, ka vendosur të ngrejë ofertën. Klubi ka vënë në tavolinë një kontratë trevjeçare me vlerë 30 milionë euro në sezon. Kjo përveç 10 milionë euro bonus në momentin e nënshkrimit. Praktikisht më shumë se 4fishi i pagës aktuale që trajneri merr te Juventus. Dilema e teknikut Allegri është pikërisht kjo, duke qenë se është ende i lidhur me një kontratë dyvjeçare.

Ndërsa Juventus vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, zërat për Massimiliano Allegri vazhdojnë të pasojnë njëri-tjetrin. Al Hilal nuk është dorëzuar, vazhdon interesimin dhe është gati ta mbulojë teknikun me ar. Një ofertë që asnjë klub në botë nuk do të mund ta përballonte kurrë, por paratë nuk janë gjithçka në jetë. Allegri e di se një lëvizje në Arabinë Saudite do të përfaqësonte një ndryshim rrënjësor të jetës.

Lexo më tej: Trajnerin e Juves nuk e duan as në Arabi, reagojnë tifozët e Al-Hilal: në Twitter ‘mbin’ #Allegriout

Pastaj është ndoshta edhe një cështje njerëzore, ku zbret në fushë edhe krenaria. Sepse pasi ke shkruar disa nga faqet më të bukura në historinë e fundit bardhezi, largimi pas dy sezonesh në dritëhije do të përfaqësonte një lloj dështimi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top