Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Bërnjakë të dyshuar për prishje të rendit kushtetues të Kosovës. Rastin e ka konfirmuar edhe Komandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, shkruajnë mediat në Kosovë. Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Raportohet se ky shtetas ka qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohet si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.