Akuzohen për korrupsion/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe dy mjekë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e tre zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit dhe dy mjekëve

Genci Hicka, Ilir Nishani dhe Gersion Tafa akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë, dy mjekët Balloma dhe Baçi do gjykohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në janar të 2020, mjeku Kostandin Balloma dhe Besim Boçi kallëzuan në SPAK 3 inspektorët. Sipas mjekëve, Hicka, Tafa dhe Nishani ishin inspektor të Ministrisë së Mjedisit, dhe i kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë për mos ta gjobitur për trajtimin e mbetjeve spitalore. Dy mjekët u morën gjithashtu të pandehur pasi ishin personat të cilët dhanë paratë për të mos u gjobitur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top