Akuzat për shpifje ndaj Vilma Nushi, GJKKO shpall të pafajshme Albana Vokshin

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshme deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila u padit në këtë gjykatë për akuzën e shpifjes nga biznesmenja Vilma Nushi. Çështja u ngrit pas deklaratave të Vokshit në kuadër të Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi.

– Advertisement –
Avokati i Nushit kërkoi që deputetja të dënohej me gjobën maksimale prej 3 milionë lekësh të reja, ndërsa prokurori i SPAK Elvin Gokaj tha se “nga aktet e administruara për këtë proces rezulton se deklarata është bërë në kuadër të komisionit hetimor”. Ai shtoi se Vokshi kishte depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme dhe në bazë të këtij kallëzimi ishte regjistruar edhe një procedim penal. “Nuk provohet që Albana Vokshi të ketë konsumuar elementët e veprës penale. Kërkojmë që ajo të deklarohet e pafajshme për shpifje në dëm të viktimës akuzuese Vilma Nushi”, theksoi Gokaj.

Gjatë seancës, biznesmenja Vilma Nushi nuk dha deklarime, ndërsa deputetja Vokshi mbrojti qëndrimet e saj për koncesionet e shëndetësisë. “Kam folur për dy shërbime si check-up-i dhe sterilizimi. Edhe pse kemi hasur pengesa, kemi vijuar përpjekjet për interesin publik. Kemi evidentuar personat përgjegjës, por deputetët e mazhorancës na penguan dhe nuk miratuam disa akte ligjore për ndryshimin e legjislacionit për koncesionet abuzive”, u shpreh Vokshi.

Ajo shtoi se ka paraqitur dokumente që vërtetojnë deklaratat e saj dhe ka depozituar kallëzim në SPAK. “Qëllimi im është që ata që bëjnë biznes në kurriz të qytetarëve shqiptarë të përgjigjen para ligjit. Check-up-in e ka denoncuar edhe Partia Demokratike, ku unë aderoj”, theksoi Vokshi.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top