Reperja e njohur Megan Thee Stallion u emocionua deri në lot gjatë një performance në Broadway, vetëm pak orë pasi konfirmoi ndarjen nga basketbollisti Klay Thompson, të cilin e akuzoi për tradhti.
Në një video që po qarkullon në rrjet, artistja – emri i vërtetë Megan Pete – shihet duke fshirë lotët ndërsa publiku i jep një ovacion në këmbë në fund të shfaqjes së saj si Zidler në “Moulin Rouge! The Musical”.
Ndërsa një fans thërret “Të duam!”, ajo kthehet nga skena duke u përpjekur të përmbajë emocionet.
Momenti prekës shkaktoi një valë mbështetjeje në rrjete sociale. Mes atyre që reaguan ishte basketbollistja Angel Reese dhe reperja Monaleo, të cilat e inkurajuan publikisht.
Pak para shfaqjes, Megan publikoi një seri postimesh në Instagram ku akuzoi Thompson për tradhti dhe mungesë respekti:
“Tradhti… më ke prezantuar me gjithë familjen tënde… dhe tani nuk e di nëse mund të jesh monogam?”
Ajo shtoi gjithashtu se kishte duruar sjellje të vështira gjatë sezonit të tij në basketboll dhe se kishte nevojë për një “pushim të vërtetë”.
Në një deklaratë për media, Megan konfirmoi se ishte ajo që vendosi t’i japë fund lidhjes:
“Besimi, besnikëria dhe respekti janë të panegociueshme për mua. Kur këto mungojnë, nuk ka rrugë përpara.”
Nga ana tjetër, Klay Thompson nuk ka reaguar ende publikisht ndaj akuzave.
Çifti kishte nisur lidhjen në vitin 2025 dhe u shfaqën bashkë për herë të parë në tapetin e kuq në një event të organizuar nga fondacioni i Megan.