Akuza për krim elektoral në Greqi, Prokuroria e Tiranës rrëzon kallëzimin e Vokshit

Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin e procedimit penal dhe rrëzimin e kallëzimit të depozituar nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e cili pretendonte se Partia Socialiste nëpërmjet funksionarëve dhe zyrtarëve të saj të lartë vendorë të qarkut Fier dhe dy ministre kishte kryer krim elektoral në Greqi, për votën e diasporës gjatë takimit në muajin shkurt 2025 në Athinë.

Vokshi pretendonte se një grua që paraqitet si përfaqësuese e KQZ-së, regjistronte emigrantët për PS-në, me qëllime elektorale të 11 majit, në prezencë të zyrtarëve. Fillimisht Vokshi kishte kallëzuar në SPAK, por në fund të muajit prill Prokuroria e Posaçme ia kishte kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi nuk ishin gjetur element të “përdorimit të funksionit publik” për qëllime elektorale apo “shpërdorimit të detyrës”.

Kallëzimi ishte depozituar për Ogerta Manastirliun, ministre e Arsimit, Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëkohësisht zv/kryeministre, Armando Subashi, kryebashkiak i Fierit, Eriselda Sefa, kryebashkiake e Lushnjës, dhe Majlinda Bufit, kryebashkiake e Roskovecit.

Nga ana e saj KQZ ka kthyer përgjigje se nuk ka asnjë zyrtar të saj në terren që bën regjistrim emigrantësh dhe këto regjistrime nuk bëheshin fizikisht, por vetëm online në faqen e KQZ, e hapur posaçërisht për procesin. Ndërkohë, pas më shumë se një muaji verifikime të rastit nëpërmjet pamjeve dhe shkresave dokumentare, Prokuroria e Tiranës thotë se nuk u gjetën element të veprës penale të “përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top