Akuza ndaj Bashës/ Salianji: E vetmja risi nga e djeshmja ishin pamjet e dhunshme

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka akuzuar ditën e sotme ish-kreun e PD-së Lulzim Basha për frymëzimin e dhunës. Ai shprehet se Basha nuk është larguar asnjë ditë por ka përdorur truke për tu zvarritur pavarësisht se nuk ka mbështetje.

Sipas tij, e vetmja risi nga e djeshmja ishin pamjet e dhunshme, presioni, shantazhi dhe fyerjet ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe.

“Langaraq me Ramën, gangëster me demokratët që e mbështesin!

Siç e kam paralajmëruar prej më shumë se një viti LB nuk është larguar asnjë ditë, ka përdorur truke për tu zvarritur pavaresisht se nuk ka as mbështetje, as elektorat dhe as parti!

E vetmja risi nga e djeshmja ishin pamjet e dhunshme!Pamjet me dhunë verbale, presion, shantazh dhe fyerje ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe por që e kanë mbështetur maksimalisht LB tregojnē katandisjen e një njeriu qē u mbështet si shpresa e PD dhe përfundoi në fatkeqësinë e demokratëve!

Dhuna e insipruar nga LB ndaj demokratëve bëhet dhe më e rëndë kur mendon që për 10 vite me radhë sjellja ndaj Ramës dhe bandave të tij ka qënë prej të përuluri si langaraq!

Sjellja prej despoti, tentativa për pronësinë e kolibes, dhuna, gjuha dhe veprimet bien ndesh me vlerat perëndimore dhe euroatlantike, përfaqësojnë hiç më pak se putinizimin e kulturës politike!

Demokratët duhet të ndahen me forcë nga kjo sjellje që po vazhdon të dëmtojë shpresat e demokratëve dhe të shoqërisë!”- u shpreh Salianji.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top