Akuza e fortë e Berishës: Agron Shehaj vodhi databazën e anëtarëve të PD dhe iku

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u tregua i ashpër ndaj Agron Shehajt, i cili në zgjedhjet e 11 Majit “u divorcua” nga selia blu dhe krijoi partinë e tij. Berisha u shpreh se “Shehaj është opozitë e opozitës dhe pasi krijoi partinë e tij ka shkelur kodin më elementar moral”. Sipas kryedemokratit, Shehaj ka marrë databazën e Partisë Demokratike në pabesi të plotë.

“Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës. Pse? Agron Shehaj kishte një vend dhe ishte fare i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua. Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh. Shkoi, krijoi partinë.

Tani Agron Shehaj, ta them këtu, shkel kodin më elementar moral. Ta them cili është. Agron Shehaj ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike, të cilin unë kam qenë shkak që ia kam dhënë se nuk mund t’i mbaja rezervë dhe tani shfrytëzon këtë database jashtë çdo kodi moral. Mund të tregoj përgjigje që i tregojnë demokratët atij që s’mund ta bëjë kurrë.

Ka një kod moral. Këto që paraqiten të reja dhe që ikën nga PD-ja, sigurisht që shqiptarët presin risi. Çfarë sjell ky? Ky përdor database e PD-së, për të çuar mesazhe, jashtëzakonisht e dobët. Ti partinë tënde do ta krijosh me punën tënde si duhet”, – tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top