Florentino Perez ishte protagonist i një konference shumë të gjatë për shtyp. Numri një i Real Madrid preku një pafundësi temash, hoqi disa “gurë nga këpuca”, hodhi akuza ndaj Barcelonës, e cila pasi i dëgjoi deklaroi se do t’i vlerësojë: “Po i shqyrtojmë me kujdes”, konfirmoi se do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale ku konsiderohet favorit absolut, por u bë protagonist edhe i një momenti që në dukje dukej shakaxhi, por që shkaktoi polemika të mëdha.
“Lëreni atë vajzën të bëjë pyetje, ju të tjerët jeni të shëmtuar”
Konferencë për shtyp e vrullshme. Perez, që është 79 vjeç, është i zhgënjyer dhe i zemëruar për një sezon pa trofe, të mbyllur me titullin e dytë radhazi të fituar nga Barcelona. Ai u përplas edhe me shtypin, veçanërisht me një gazetar, të cilin e akuzoi se ishte kundër Real Madrid dhe madje tha se do ta anulonte abonimin në gazetën e tij. Më pas, në një moment, pa një gazetare dhe provoi të ulte tonet duke thënë: “Lëreni atë vajzën të bëjë pyetjet, ju të tjerët jeni të shëmtuar”. Ndoshta presidenti i Realit nuk kishte qëllim seksist, por fjalët e tij ndezën menjëherë një stuhi polemikash.
El capo Florentino Pérez ha convocado una rueda de prensa para decir que va a cancelar su suscripción al ABC. El presidente del Real Madrid está dando vergüenza ajena. pic.twitter.com/qDqotXcKYy
— Fonsi Loaiza (@FonsiLoaiza) May 12, 2026
Sulmi frontal ndaj Barcelonës
Më herët Perez kishte goditur Barcelonën duke iu referuar çështjes Negreira, që sipas tij favorizonte klubin katalanas me arbitrat: “Mund të kisha fituar shumë më tepër Liga, por kjo nuk ndodhi sepse shumë tituj më janë vjedhur. Do të ndërhyjë edhe UEFA, të cilës do t’i dërgojmë të gjithë dosjen. Nuk kam ardhur këtu që arbitrat të pasurohen me paratë e Barcelonës. Do të shkojmë deri në fund të kësaj çështjeje. Sepse është rasti më i rëndë i korrupsionit në historinë e futbollit. Është për të mirën e futbollit”.
Barcelona reagoi dhe bëri të ditur me një komunikatë zyrtare se është gati të ndjekë rrugën ligjore: “Ju informojmë se zyra jonë ligjore po shqyrton me kujdes deklaratat dhe akuzat e tij. Ato janë aktualisht në analizë dhe po vlerësohen masat që do të merren”.
Valverde, Tchouameni dhe “spiuni”
Perez foli edhe për incidentin që përfshiu Valverde dhe Tchouameni, të cilët thuhet se patën një sherr të ashpër që përfundoi edhe në sfidë boksi: “Gjëra të tilla ndodhin çdo ditë, shumë më e rëndë është që kjo doli nga dhoma e zhveshjes. Janë dy djem fantastikë dhe shumë të mirë. Kush e bëri publike këtë, e bëri sepse është i pakënaqur dhe mendon se do të largohet”.