AKU: Nuk gjetëm Salmonelë në ushqimet e fëmijëve në Gramsh

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se analizat laboratorike për mostrat e marra në kopshtin Nr. 1 të Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë nuk kanë treguar prani të bakterit Salmonella në produktet e qumështit dhe kofshëve të pulës.

Mostrat janë marrë dhe kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe DRAKU Tiranë dhe janë analizuar në Laboratorin e Referencës pranë ISUV.

Ndërkohë, vijon analizimi për produktin vezë të kampionuar nga Elbasani dhe kofshët e pulës të marra në Tiranë. AKU thekson se do të informojë publikun sapo të përfundojnë edhe këto analiza.

Njoftimi i plotë i AKU

Komunikim për publikun

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informorjmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.
Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top