Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregun agro-ushqimor në Tiranë, në subjekte të cilat tregtonin produkte me origjinë shtazore. Pas një denoncimi të ardhur për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta, u konstatuan disa produkte në mungesë etiketimi.
Konkretisht 197.5 kg produkte të pasigurta djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi, sallam dhe fruta të thata. Autoriteti i Ushqimit deklaroi se për shkeljet e konstatuara u vendosën gjithsej shatë masa administrative me gjobë. Gjithashtu për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi, gjobë deri në 1.600.000 lekë.
“Për shkeljet e konstatuara nga trupa inspektuese u vendosën gjithsej 7 masa administrative me gjobë, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi në vlerën totale 1.600.000 lekë”, thotë AKU.