Aksioneri i ri i Juventus shpërthen kundër Elkann: “Nuk na lejojnë të nxjerrim para”

CEO i Tether, Paolo Ardoino, ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij për menaxhimin aktual të klubit të Juventus. Megjithëse tashmë është futur si aksioneri i dytë me mbi 10% të aksioneve, menaxheri akuzon klubin se nuk e përfshin Tether në vendimet strategjike dhe se i ka penguar pjesëmarrjen në rritjen e kapitalit. Numri një i Tether ka vendosur t’i drejtohet rrjeteve sociale me një shpërthim shumë të ashpër ndaj drejtuesve të Juventus, të cilët i akuzon se po përjashtojnë kompaninë që ai drejton nga çdo përfshirje aktive në rritjen e klubit.

“Që kur Tether ka njoftuar investimin e tij te Juventus, dhe sidomos këto ditët e fundit, pas zhgënjimeve në rritje të tifozëve për gjendjen aktuale të skuadrës, shumë prej jush më kanë pyetur se kur Tether do të ‘nxjerrë paratë’ për të mbështetur Juventus, për të blerë lojtarë të rinj etj…”. Me këto fjalë, të shkruara në një postim në X (ish-Twitter), Ardoino hap një rrëfim të gjatë kundër menaxhimit bardhezi.

Apeli i Tether
Menaxheri thekson gjithashtu se Tether do të ishte e gatshme të investonte më tej, por denoncon pamundësinë për ta bërë këtë për shkak të mungesës së hapjes nga ana e pronësisë: “Tether mezi pret të mund të marrë pjesë në rritjen dhe të ardhmen e skuadrës. Por deri më sot, shoqëria nuk ka lejuar as pjesëmarrjen e Tether në rritjen e kapitalit të njoftuar një muaj më parë (nga 15 në 110 milionë euro, red.). Thjesht nuk mund të kontribuojmë nëse kjo nuk na lejohet nga shoqëria”.

Shpërthimi vazhdon me tone të hidhura dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vijës vendimmarrëse të John Elkann dhe bordit drejtues të Juventus: “Është vërtet për të ardhur keq të lihet mënjanë një ortak i gatshëm që mund të investojë ndjeshëm për të ndihmuar në rikthimin e Juventus si një klub i Madh”. Sipas Ardoinos, përjashtimi i Tether nga rritja e kapitalit prej mbi 100 milionë eurosh është një mundësi e humbur që rrezikon të komprometojë të ardhmen e klubit, në një moment tashmë tepër delikat në aspektin sportiv dhe menaxherial.


Përplasja me Elkann
Apeli i Ardoinos vjen pas ditësh presioni nga tifozët, të cilët e shohin Tether si aleatin e vetëm konkret për të ngritur sërish një skuadër që vjen pas disa sezoneve zhgënjyese. Vetë CEO, duke folur për SportMediaset, ka shpjeguar: “Gjatë dhjetë ditëve të fundit kam marrë mijëra kërkesa në rrjete sociale për të bërë diçka dhe e gjykova të drejtë t’u sqaroj tifozëve situatën”. Dhe postimi mbyllet pikërisht me një ton ironik dhe të zhgënjyer: “Shpresoj që të paktën paratë e biletës sime në tribunë të mund të ndihmojnë për të mbuluar shpenzimet e drejtuesve…”

Tether, me 10.12% të aksioneve, është sot aksioneri i dytë i klubit, por situata mbetet e tensionuar. Referenca ndaj shprehjes “Make Juventus Great Again” nuk është më thjesht një slogan: është një thirrje e drejtpërdrejtë për një revolucion që, megjithatë, për momentin duket i bllokuar nga vendime që i mbajnë jashtë partnerët strategjikë. Ndërkohë, Juventus është pa drejtor sportiv dhe i vetmi i zyrtarizuar është Damien Comolli. Merkatoja është e ngrirë, çështja e trajnerit ende nuk është zgjidhur dhe pakënaqësia po rritet, brenda dhe jashtë klubit. E Tether, nga një potencial burim ekonomik, rrezikon të kthehet në një aleat të sakrifikuar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top