Aksion nga Rana e Hedhun për lirimin e hapësirave publike në bregdet

Me çeljen e sezonit turistik në Shëngjin ka nisur edhe aksioni për lirimin e hapësirave publike në bregdet. Raportohet se janë konstatuar disa shkelje nga operatorë privatë të cilët kanë vendosur shezlongë dhe çadra jashtë kritereve të përcaktuara.

Në këtë aksion janë angazhuar strukturat e Policisë Bashkiake, inspektorët e mbrojtjes së territorit dhe shërbimet vendore, me mbështetjen e Policisë së Shtetit. Aksioni nisi nga zona e Ranës së Hedhun ku ishin vendosur çadra dhe shezlongë.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi është shprehur se ky aksion do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare deri në fund të sezonit. Zefi theksoi se do të merrën masa të rrepta për çdo rast. Ai shtoi se nëse do të ketë raste të përsëritura do të merren masa me sekuestrimin e pajisjeve dhe ndëshkime administrative për bizneset.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top