Aksion në fshatin e banuar me serbë, Policia e Kosovës sekuestron armë e municione

Policia e Kosovës zbuloi armët në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë. Sipas njoftimit, arma dhe mjete shpërthyese u gjetën nga një banor i zonës në një kosh mbeturinash. Pas denoncimit nga qytetari, politika ka dalë në vend të ngjarjeve që edhe ka sekuestruar armë të tjera dhe municion.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjeve në të cilin vend janë gjetur: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe një tromblon. Në vend të ngjarjeve kanë dalë edhe njësoj relevante të FSK-së dhe KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Mjetet shpërthyese janë tërhequr nga njësia e FSK-së, ndërsa armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiapolicore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka nisur hetimet. Prelluzha është fshati i banuar nga serbët.

Pas sulmit terrorist ndodhi më 24 shtator në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, polica që me bastisje në disa lokacione në veri ku edhe ka sekuestruar sasi të madhe të armatimit dhe municionit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top