Aksidentohet autobusi i ekipit Skënderbeu në volejboll të vajzave në Qafë Thanë

 

Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra është aksidentuar në Qafë-Thanë.

Autobusi ku udhëtonin vajzat është përplasur.
Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.

Autobuzi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajzat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.

Vajzat që kanë pësuar dëmtime të lehta janë transportuar drejt spitalit.
Ndeshja Tirana-Skënderbeu që do të luhej sot, është shtyrë për një datë të pacaktuar, pasi vajzat kanë pësuar traumë, teksa pritet konfirmimi i FSHV-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top