Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik në Rumani që i mori jetën shtatë tifozëve të PAOK-ut. Sipas medias rumune, hetuesit zbuluan drogë dhe alkool në minibusin që transportonte tifozët e PAOK-ut.
Nga ky informacion mësohet se gjithashtu nga analizat e gjakut të shoferit të minibusit tregojnë se 29-vjeçari kishte konsumuar substanca të ndaluara. Ndërkohë shoferi i kamionit të përfshirë në aksident u shpreh se në eksperiencën e tij 34-vjeçare, nuk ishte përpallur ndonjëherë me një situatë të tillë.
“Në 34 vitet që kam drejtuar kamion, nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam drejtuar mbi 1,000,000 kilometra dhe kjo është hera e parë që jam përballur me një situatë të tillë “, tha shoferi.
Kujtojmë se pjesë e këtij aksidenti të frikshëm ishin edhe dy shqipëtarë. Viktimat janë identifikuar si Vasil Pilo dhe Genci Sadiku, të cilët ishin tifozë të zjarrtë të PAOK. Të gjithë tifozët ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç.