Aksidenti tragjik i mori jetën të riut shqiptar në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur tre ditë më parë, në Siçili të Italisë ku humbi jetën një i ri u plagosën gjashtë të tjerë. Sipas SiciliaWeb, aksidenti mes një automjeti dhe një kamioni që transportonte fruta-perime ndodhi në autostradën Naro–Camastra, në orët e para të mëngjesit të 1 marsit.

Për pasojë, humbi jetën 24-vjeçari shqiptar Flori Topalli, emigrant në Itali. Mësohet se, familjarët e tij kanë bërë apel për ndihmë financiare për të transportuar trupin drejt Shqipërisë për ceremoninë mortore. Në gjendje më të rëndë paraqitet shoferi 39-vjeçar i makinës ku udhëtonte viktima.

Ai fillimisht u dërgua në spitalin “Barone Lombardo” në Canicattì, por më pas u transferua në Villa Sofia Hospital në Palermo për trajtim më të specializuar. Gjashtë të plagosurit janë gjithashtu shqiptarë dhe po marrin trajtim në spitalet e Canicattì dhe Agrigento dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë të moshës nga 24 deri në 39 vjeç dhe kishin mbërritur së fundmi në Itali, ku punonin në sektorin e bujqësisë sezonale.

Një kamion përplaset me një makinë që transportonte pesë punëtorë, duke vrarë një djalë. Një nga pesë të plagosurit është në gjendje kritike. NARO (AGRIGENTO) – 24-vjeçari Flori Topalli vdiq dhe pesë persona të tjerë u plagosën në një aksident në orën 4:45 të mëngjesit në rrugën shtetërore 410 “Di Naro” në provincën e Agrigentos. Një makinë që transportonte pesë punëtorë shqiptarë dhe një kamion i ngarkuar me fruta që po shkonte në Canicattì u përfshinë . Shoferi i makinës është në gjendje kritike . Rruga u mbyll përkohësisht në të dyja drejtimet.,shkruhet në medianitaliane.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top