Aksidenti horror tek TEG/ Drejtuesi i betonieres humb jetën, një tjetër i plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një betoniere ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i betonieres dhe është plagosur një tjetër.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke bërë që betonierja të dalë nga karrexhata dhe të bjerë nga lartësia.

Nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar apo rrethanat e plota të aksidentit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top