Shefi i qarkullimit rrugor Tiranë foli për aksidentet që ndodhin në vendin tonë, marrë shkas edhe nga rasti i fundit, i përplasjes së një autobusi të linjës së Unazës në Tiranë.
Gjatë bisedës në studio në rubrikën Opinion, Gjoka tha se duhet treguar më shumë kujdes edhe nga ana e shoferëve, pasi sipas tij shumica e aksidenteve vijnë si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Nga ana e tij shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se vetëm për periudhën janar-shkurt janë raportuar 451 aksidente.
Pjesë nga biseda në studio:
Brataj: Pashë shoferen e një makine dhe në moment që po e pyesja, ishte ende në makinë nuk kishte dalë, i bëra një provë dhe e pashë që kishte dhimbje në qafë,. I thashë të mos lëvizte. Ndaj them që mund të shtohet numri i atyre që kanë qenë prezentë, sepse dhimbjet mund të ndjehen më pas. Pra duke e vënë në siguri kolonën çervikale, bëmë transportin. Por pacientë në gjendje të rëndë. Tre pacientë në spital u shtruan menjëherë. Duhet mbikëqyerja më e lartë sepse dhimbja e qafës dhe e kokës duhet trajtuar. Sepse kur ke shenja të vjella, mund të ndodhë brenda 24 orësh një përkeqësim.
Pyetje: E kishin vendosur të gjithë rripin?
Gjoka: Është e vështirë për ta thënë me bindje, por besoj se të gjitha e kanë pasur të vendosur. Por fakti që nuk ka pjesë të dëmtimeve të para të mjeteve tregon që kanë qenë të lidhur
Igli: Autobusët e linjës së Unazës nuk është hera e parë që përfundojë në aksidente të tilla. Dhe sa i përket këtyre aksidenteve ‘a është bërë një hetimi’, pyetja kjo për zoti Gjoka?
Shefi i Trafikut Rrugor për Tiranën, Gjoka: Ne i kemi pasur në vëmendje…Flasim për një linjë që nuk resht sepse është gjithmonë në lëvizje, por edhe numri dihet të jetë tashmë në subjekt kontrolli, pasi duke parë moshën do të duhet të trajtohen me specialistë. Pasi mund të ketë raste për shkak të nevojës për punësim edhe drejtuesi nuk tregon. Rasti konkret është me leje drejtimi në rinovuar.
Brataj: Janar-shkurt kemi 451 aksidente. Janë 8 aksidente në ditë. Pra po të flasim për aksidente për trauma në përgjithësi kemi mbi 2 mijë aksidente.
Gjoka: Shkaqet janë komplekse, por deri tani dominon shkelja e rregullave nga drejtuesit e mjeteve. Ka raste edhe që kanë të bëjnë me infrastrukturën. Nëse flasim për zonat urbane si në Tiranë, kuptohet që ka një natyre që gjithmonë nxitojnë. Pra ose shpejtësia, mosdhënia e përparësisë në rrethrrotullim. Pra ka një pakujdesi totale.
Brataj: 42 aksidente këmbësorësh, është edhe pakujdesi e këmbësorëve. Pra duhet një edukim.