Aksident tragjik në Turqi, autobusi me pasagjerë përplaset me një kamion

Një aksident tragjik është regjistruar në Turqi Jugore ku kanë humbur jetën 10 persona. Mësohet se nga ky aksident janë plagosur 39 persona të tjerë. Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë katë automjete, një autobus ndërqytetas i cili u përplas me një kamion dhe dy mjete të tjera.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm turk, Ali Gerlikaya. Autobusi, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır për në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus pranë qytetit mesdhetar të Mersinit, tha ministri në një postim në X. Qeveria theksoi se ka nisur një hetim për shkaqet e sakta të aksidentit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top