Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në autostradën “Fier-Vlorë”, pranë Novoselës, ku një automjet me targa AB009GN ka humbur kontrollin duke u përplasur fort me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Si pasojë e goditjes së rëndë, trupi i pajetë i shtetasit Albi Hoxha është gjetur rreth 30 metra larg mjetit. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të verifikuar nëse në momentin e përplasjes në automjet ndodheshin persona të tjerë.