Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Zall Maricë”, në Njësinë Administrative Zall Bastar të Tiranës.
Përplasja ka qenë e fortë dhe, sipas informacioneve paraprake, disa persona kanë mbetur të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat po bëjnë transportimin e të lënduarve drejt spitalit.
Ende nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e aksidentit apo gjendjen shëndetësore të personave të plagosur.