Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Qafë Tobli, në Kukës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.