Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit. Mësohet se në dalje të segmentit verior të autostradës, një autobot që transportonte lëndë djegëse ka dalë nga rruga. Fatmirësisht, nuk ka pasur shpërthim apo përfshirje nga flakët.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipet e mirëmbajtjes së autostradës, të cilat po menaxhojnë situatën dhe po devijojnë qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë, po punohet për tërheqjen e mjetit të aksidentuar, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.