Aksident në aksin Mbrostar-Levan, një person humb jetën, një tjetër i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Mbrostar-Levan. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Pojanit.

Sipas raportimeve, dyshohet se për shkak të shpejtësisë, lagështirës në rrugë dhe përgjumjes së shoferit një automjet ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forca të policisë për të normalizuar trafikun e automjeteve dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top