Një aksident i rëndë ka ndodhur në “Kthesat e Murrashit”, ku dy automjete janë përplasur.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur në orët e para të mengjesit në vendin e quajtur si “Kthesa e Murrashit”.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit për mjekim. Paraprakisht nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit .